Lajmet e fundit

Narkomanët kronik, përdorues të heroinës në Kanada tashmë mund të marrin këtë droge përmes recetës mjekësore, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Heroina farmaceutike, e njohur si diacetylmorphine, do t’ju jepet pacientëve të cilët nuk kanë reaguar mirë ndaj tretmaneve tradicionale.
Kanadaja ka rrëzuar legjislacionin e qeverisë së kaluar, e cila ndaloi këtë praktikë në vitin 2013.
Ky veprim pritet që të zgjeroj operacionet e klinikave të cilat asistojnë përdoruesit e heroinës.
Gjetja e heroinës në mënyrë ilegale mund të jetë e llojeve të ndryshme, të cilës nuk i dihet përbërja, si dhe përdorimi i shiringave të pa kontrolluara sjellë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve të transmetueshme përmes gjakut siç janë HIV dhe hepatiti.