Lajmet e fundit

Studentët serbë kanë protestuar edhe sot në mënyrë paqësore në Mitrovicë të Veriut kundër rritjes së taksës me 100 për qind për mallrat nga Serbia.
Gjatë kësaj proteste ata përpoqën të tërheqin vëmendjen e publikut ndërkombëtar me performancën me temën "kamp", transmeton Klan Kosova.
Ata u mblodhën para menzës së Qendrës së Studentëve në veri të Mitrovicës.
Studenti i Fakultetit të Shkencave Teknike Miodrag Dançetoviq tha se protesta e sotme është një "kamp".
Ata në siç e quajtën "muri i turpit", shkruan dëshirat dhe gjithçka që ata mbronin, dhe pastaj krijuan një kolonë që "simbolizon serbët që po lëvizin drejt kampit", raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
"Kjo na pret nëse bashkësia ndërkombëtare nuk reagon," tha ai.