Lajmet e fundit

Një kampanje re e quajtur “hidhe peshqirin”, po mundohet t’u tregojë grave se sa i bukur është trupi i gruas.
Kjo kampanjë është krijuar nga Wear Your Voice, dhe përfshinë gratë të të gjitha moshave, formave, madhësive e ngjyrës së lëkurës.
Me anë të kësaj kampanje dëshirojnë të tregojnë grave, se trupi i tyre nuk duhet të fshihet kurrë, transmeton Klan Kosova.
Themeluesja e Wear Your Voice, Ravneet Vohra, është shprehur se po përpiqen që t’i frymëzojnë gratë që të mund t’e tregojnë trupin e tyre, pa asnjë problem.
“Mendojë se ne si shoqëri duhet t’a pysim vetëveten, se cili trup është ekzakt ai që bën për bikine”.
“Çfarë duhet të bëjmë që t’a shlyejmë imazhin e gënjeshtërt të trupave të bukur që shohin në reklama?”, është shprehur Vogra.