Lajmet e fundit

Një nga kompanitë më të mëdha të duhanit, Philip Morris, është akuzuar si hipokrite pas lansimit të kampanjës "Hold My Light" pëe lënien e duhanit.
Krijuesit e Marlboro-s kanë thënë se ky veprim është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për ndalimin e shitjes së cigareve.
Mirëpo Cancer Research UK kanë thënë se kjo kompani po tenton që të promovojë alternativat e saj për tymosje, si nxehja e duhanit.
“Kjo është një hipokrizi. Mënyra më e mirë se si Philip Morris mund t’ju ndihmojë njerëzve në lënien e duhanit është të ndalojnë shitjen e cigareve” është thënë nga kjo organizatë.
Tutje është thënë se duhanpirja është shkaktar i parandalueshëm i kancerit dhe është bërë thirrje që njerëzit të eliminojnë tërësisht duhanpirjen, duke përfshirë edhe cigaret elektronike.