26.10.2018 · përditësuar para 2837 dite1 min lexim
Pak pas orës 20:00 të së enjtes një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Valias në Kamëz.
Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç, njofton TCH, përcjell Klan Kosova.
Mësohet se 50-vjeçari aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga forcat blu po bëhet e ditur se po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit, për kapjen e autorit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
D
SHKRIMI NGA
drin
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.