Lajmet e fundit

Paris Hilton është bërë pjesë e një kamere të fshehtë.
Autor i emisionit “Ramez Wakel Elgaw”, Ramez Galal në një televizion egjiptian ka frikësuar Hiltonin duke inskenuar një rrëzim avioni.
Hilton ishtë në një udhëtim me avion të vogël për të parë nga sipër Dubain por vetëm disa minuta më vonë, pilotët nisën të bëjnë manovra duke e stimuluar një gjendje rreziku.
Avioni fillon të bjerë poshtë ndërsa Hilton dhe udhëtarët e tjerë përfshihen nga paniku dhe bërtasin.
Njëri nga udhëtarët e hap derën prapa avionit, në mënyrë që të lëshohen me parashutë, ndërsa Hilton bërtat duke thënë: “Jo. Nuk dua të kërcej”, transmeton Klan Kosova.
Hilton fillon të qajë dhe të bërtasë, ndërsa në momentin kur avioni zbret i sigurtë, Galal i prezantohet dhe i tregon se ishte një lojë.
“Do të të vras! Për pak mendova se do të vdes. Kjo ka qenë frika ime më e madhe ne jetë, se do të vdes në një avion”.tha Hilton.
Më poshtë është një video ku shihen disa pjesë të kësaj kamere të fshehtë.