Lajmet e fundit

Mbi 100, ishte numri i Kamenicasve që ishin pjesë e debatit të hapur me deputetë të Kuvendit në këtë komunë të organizuar nga Forumi për Transparencë i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte që qytetarët përmes pyetjeve dhe komenteve të shprehin kërkesat e tyre kundrejt përfaqësuesve që kanë zgjedhur, njofton Klan Kosova.
E në pyetjet që u bënë, banorët e Kamenicës kryesisht shprehën shqetësimin lidhur me ngecjen ekonomike në komunën e tyre.