Lajmet e fundit

Në qytetin e Kamenicës procesi i votimit deri në këto momente ka kaluar pa asnjë incident apo parregullsi.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës, Herolind Ademi i cili po qëndron atje për të raportuar rreth procesit të zgjedhjeve në këtë komunë.
“Nuk është evidentuar asnjë problem. Janë 33 mijë e 700 banorë që kanë të drejtë vote, 600 më shumë se në zgjedhjet e kaluara”, tha Ademi.
Ndërkohë, kryetari I KKZ-së, Agim Kastrati tha se materiali sensitiv është shpërndarë me kohë dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e duhur.