Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është bërë shpërndarja e 20 makinave mjelëse për fermerët që merren me blegtori.
Ai ka shkruar se kjo është bërë në bashkëpunim me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi dhe përfaqësuesen e Grupit të Veprimit Lokal, Lirije Hajrizi Dërmaku, njofton Klan Kosova.
“Këto makina do t’i ndihmojnë fermerët që të rrisin sasinë e prodhimit dhe përmirësojnë cilësinë e qumështit. Rritja e sasisë së prodhimit të qumështit do të rezultojë me të ardhura më të mëdha për fermerët e zonave rurale”, ka shkruar Kastrati.
I pari i Kamenicës u zotua se do të qëndrojnë më afër fermerëve të blegtorisë me këshilla praktike,pa i anashkaluar edhe fermerët e tjerë si bletarët e pemëtarët.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.