Lajmet e fundit

Valbona Kamberi, kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se rasti i zhdukjes së policëve pas aksidentit është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët por edhe për të gjithë Kosovën, njofton Klan Kosova.
"Është një dhimbje e madhe që akoma nuk kemi asnjë informacion pasi një polici që kryen një funksion fisnik duhet të ketë kujdes më të madh institucional".
"Akoma në polici nuk janë kushtet elementare pasi edhe pas 18 vjetësh përvojë pune, policia nuk e gëzon të drejtë të sigurimit shëndetësor dhe sigurimit aksidental".
Kamberi në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që e vetmja shpresë e tyre si polici është që të sigurohet paga mesatare.
"Policia e Kosovës është policia e vetme në rajon që nuk e ka sigurimin shëndetësor dhe aksidental dhe kjo duhet të mbetet në ndërgjegjen e të gjitha institucioneve".
"Kërkesa e fundit është për qeverinë është me datën 5 shkurt ndaj qeverisë dhe ende nuk kemi asnjë informatë".
"Pasi akoma nuk është rregulluar ligji dhe ne kemi kërkuar sigurim alternativ i cili ende nuk është arritur".