Lajmet e fundit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që ta parandalojnë çdo tentativë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ky reagim i Kamberit vjen pasi Vuçiqi mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve të Kosovës, kishte edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”, raporton Klan Kosova.
“Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamber.