2019 ka nisur me një perceptim të ri për Hailey Baldwin, tashmë një Bieber. Ajo është shprehur hapur në Instagram për pasiguritë e saj, duke treguar se ka shumë probleme me vetëbesimin.
“Me nisjen e 2019, dua të jem e hapur, më e hapur për gjërat me të cilat përballem dhe të jem më vulnerabël. Jam 22 vjeç dhe e vërteta është se pavarësisht se sa e mrekullueshme jeta duket nga jashtë, unë vuaj… Jam e pasigurtë, e ndjeshme, lëndohem, kam frikë, kam dyshime, kam ankth, jam e trishtuar, nevrikosem. Kam pasur më shumë ditë sesa mund të numëroj që e kam gjetur veten duke lundruar në Instagram, duke krahasuar veten, duke krahasuar pamjen time, duke u ndjerë sikur s’jam e mirë mjaftueshëm, sikur më mungojnë shumë gjëra…”- ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.
Më pas ajo është shprehur se nuk po e tregon këtë për simpati, por sepse është njeri dhe si gjithë të tjerët është shumë e vështirë të ndihesh mirë kur të krahasojnë vazhdimisht me të tjerët, transmeton blitz.al, përcjell Klan Kosova.
“Të gjithë kemi defektet tona, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ajo që unë di është se Zoti na bëri individë për një arsye, me bukurinë, personalitetin dhe historinë tonë sepse ka një plan dhe qëllim të veçantë për secilin njeri që Zoti krijoi dhe ai nuk bën gabime!”- vazhdon ajo më tej.
Akoma më shumë personazhe të njohur po e pranojnë publikisht presonin dhe problemet emocionale që vuajnë. Kjo duhet të shërbejë si një ndërgjegjësim që të jemi më të dashur me njerëzit që na rrethojnë.
https://www.instagram.com/p/BsUDewZBFf_/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.