Lajmet e fundit

49 kuaj u përgatitën nga nallbanët për të përcjellë arkivolin e Isa Boletinit për në banesën e tij të fundit, transmeton Klan Kosova.
Kalorësit nga e gjithë Kosova, u mblodhën në Dobërllukë të Vushtrisë, për t’i bërë nderimet heroit kombëtar.
Atyre po u ngjan vetja me kalorësit e kohës së Isa Boletinit.
Vendimi që iniciuesi i shtetit shqiptar do të varroset në vendlindjen e tij, i ka bërë kalorësit kosovarë të ndihen shumë krenarë.
Këta kalorës mbajnë shpresë që në mungesë të FSK-së, të jenë në përcjellje të heroit që erdhi të prehet i qetë në vendlindje.
Kronikë nga Arjeta Dragaj.