Lajmet e fundit
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës , ka kaluar të gjitha projektligjet e pakos së drejtësisë të cilat kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave .

Me këtë rast debat i ashpër është zhvilluar rreth ligjit per Prokurorinë e shtetit si dhe atë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Në veçanti ngjalli reagime kushti që për të qenë gjyqtar ose prokuror të mos jenë të dënuar për asnjë vepër penale, transmeton Klan Kosova.
Këtë mundësi e ka kundërshtuar Valdete Daka, që përfaqësoi Gjykaten Supreme
"Veprat penale në komunikacion që mund të ndodhin e të cilat kanë pasoja të vogla materiale, nuk bënë të jenë pengesë që persona të caktuar të ushtrojnë profesionin e gjyqtarit dhe prokurorit" tha ajo.
Pas miratimit në komision, krejt këto projekligje i shkojnë parlamentit për votim në seancën e së enjtes./Klan Kosova.