Lajmet e fundit

Komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut dhe ajo e Drenasit nuk e aprovuan buxhetin para fillimit të vitit 2016
Buxheti i të gjitha këtyre tek këtë të mërkurë kaloi në Komisionin për Buxhet e Financa.
Për buxhetin e komunave veriore, shumë vërejtje pati deputeti i grupit 6+ Fikrim Damk i cili foli për numrin e edukatorëve të angazhuar në komunën e Zubin Potokut duke thënë se janë vetëm 6500 banorë.
Anëtarët e këtij komisioni kanë paralajmëruar monitorim të fuqishëm të buxhetit të këtyre komunave, njofton Klan Kosova.
Me gjithë këto vërejtje buxheti i komunave veriore e i Drenasit u aprovua me shumicë votash.
Mitrovica Veriore do të ketë 4 milion e 970 mijë euro buxhet, ndërsa komunat tjera të veriut të vendit kanë buxhet pak më të vogël.
Kronikë nga Dibran Istrefi.