Lajmet e fundit

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra ka larguar deputetët e akuzuar të Vetëvendosjes nga salla e gjykimit.
Përpos katër deputetëve të akuzuar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nga salla janë larguar edhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes që ishin të pranishëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi e ka cilësuar si turp përjashtimin e tyre, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi i është drejtuar gjyqtarit Kalludra duke i thënë se Gjykata nuk është e tij.
Pas largimit të katër deputetëve të Vetëvendosjes që akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës dhe të tjerëve, Gjykata vazhdoi me leximin e provave.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.