Lajmet e fundit

Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional ka dorëuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kallëzim penal ndaj Faton Fetahut, asistenti i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.
Ky kallëzim është ngritur bazuar në shqetësimet e ngritura nga studentët për diplomat jovalide të lëshuar nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Prizrenit, ka thënë kryetari i këtij asociacioni, Shkëlzim Murtezi.
Sipas tij, është kërkuar mbledhje e përbashkët e rektorëve të universiteteve dhe Agjencisë së Akreditimeve, por që ka dështuar për shkak të fyerjeve të Fetahut. Ndaj edhe ai është detyruar të ndërmarrë hapa ligjorë, si ngritja e kallëzimit penal.