Një qytetar ka denoncuar në rubrikën “Ti Raporton” të Top Channel, rrëshqitjen e dheut pranë një fabrike që shfrytëzon kromin në zonën e Kalimashit.
Sipas asaj që bëhet e ditur nga ky raportim, nga rrëshqitja e dherave është bllokuar rruga dytësore që lidh Kukësin me Shkodrën dhe Tiranën, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.
I kontaktuar nga Top Channel, qytetari në fjalë shprehet se nuk ka prani të forcave të policisë në vendngjarje dhe ende nuk dihet nëse në kohën e shembjes në rrugë ka pasur kalimtarë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.