Lajmet e fundit

Pasi është raportuar se Kaley Cuoco ia ka gjetur vetes një mashkull të ri, aktorja duket se e ka konfirmuar lajmin që është në lidhje me Karl Cook, përmes një fotografie në Instagram së bashku me trashëgimtarin e saj multi-miliardësh.
Kjo dyshe thuhet se e ndan së bashku dashurinë për kuaj, meqë aktorja e Big Bang Theory është kalorëse e pasionuar, ndërsa i dashuri i saj është kalorës profesionist, transmeton Klan Kosova.
Karl është mashkulli i parë me të cilin bukuroshja bionde është lidhur, pasi u prish martesa e saj 21 muajshe me Ryan Sweeting.