Lajmet e fundit

Të gjithë e kujtojmë kalendarin me foto të Marilyn Monroe me një prapavijë të kadifes së kuqe.
Së fundmi janë publikuar disa fotografi "negative" dhe më ngjyra ta papublikuara kurrë më parë të shkëputura nga seti fotografik original.
21 foto të ndryshme të viti 1949 të cilat thuhej se kishin humbur do të shfaqen në një ekspozitë nga "LimitedRuns" këtë verë, transmeton Klan Kosova.
Në moshën 22 vjeçare, Monroe nuk ishte e njohur dhe e kishte shumë të vështirë të gjente një punë ndonëse kishte probleme financiare.
Pikërisht për shkak të këtyre problemeve me financat, Marilyn ishte pajtuar që të pozonte nudo per fotografin Tom Kelley ku u pagua për setin fotografik me vetëm 50 dollarë.
Ajo kishte nënshkruar edhe një document përmes të cilit kishte kërkuar që askush nuk duhet ta merrte vesh për këto foto nudo pasi vajzat e mira nuk pozonin nudo dhe do të kishte paragjykime.
Ky set fotografik ishte emëruar si “Mona Monroe”.