Lajmet e fundit

Në Prishtinë tashmë ka filluar protesta e organizuar nga opozita, por që në qytetin e Prizrenit është duke mbretëruar atmosferë feste.
Kalaja e këtij qyteti është e mbushur me një numër të madh të vizitorëve, të cilët po festojnë ditën e pavarësisë.
Kurse pjesa tjetër e qytetarëve që janë poshtë kalasë, janë duke festuar me muzikë patriotike, njofton Klan Kosova.