Analisti Vehbi Kajtazi e ka komentuar reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit ndaj ankesës së Listës Serbe.
Në Rubikon në Klan Kosova, Kajtazi ironizoi, duke thënë se Martti Ahtisaari nuk e ka paraparë që një pushtetar mund ta përmbys rendin juridik e kushtetues të shteti.
“Po e gjykojnë rëndë Gjykatën Kushtetuese. Ne besoj e dimë që autori i shtetit tonë, i adoptum në Kushtetutë, është njoni prej mendjeve ma të kthjellta, i cili është Martti Ahtisaari. Kur e ka projektu shtetin tonë, nuk besoj që e ka parapa se në Kosovë ka subjekt politik shqiptar, i cili vjen në pushtet, që përpiqet ta përmbys rendin e vet juridik edhe kushtetues.”
Ai tutje pati akuza edhe ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=0F-8zq85maw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.