Lajmet e fundit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka demaskuar një propagandë të kamufluar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ka shpërndarë një video të një qytetari të Gjakovës i cili pretendonte se ishte trajtuar keq derisa ka punuar në kompaninë “Comodita”.
Personi në fjalë del se është bashkëshorti i Shqipe Daija Fejza, asambliste e VV-së në Gjakovë, dhe kryetare e Vetëvendosjes në këtë qytet.
Lidhur me këtë propagandë reaguan përmes rrjeteve sociale edhe dy opinionistë të njohur të vendit, Vehbi Kajrazi e Berat Buzhala.
"Kqyrne cka eshte propaganda. Ky tipi eshte burri i asambleistes se Vetevendosjes. Del ne video me Kurtin me demek jane taku rastesisht. E cka bon, e sulmon nje biznes privat - Comoditen. Ne kesi raste thuhet “haram te kofte buka qe e ke hanger”, shkroi Kajtazi në postimin e tij në Facebook.
Ndërsa Buzhala shprehet se "prej kohës së Serbisë kurrkush nuk ka bo qeso montazhesh. Kjo është kriminale bre...".
https://klankosova.tv/propaganda-e-vv-se-demaskohet-nga-gazetari-mehmetaj11/