Lajmet e fundit
Keni bërë ndonjë fotografi selfie sot? Epo, edhe nëse ju nuk e keni bërë – sipas studimeve të fundit – atë e kanë bërë miliona njerëz të tjerë në botë.

Trendi i vetë-fotografimit ka marrë dhenë, përkundër faktit që dikujt mund t’i duket si diçka e tëpëruar apo dhe narcisoide. Por, kush ka mundur të besonte se ky trend do të bëhet i popullarizuar edhe në mesin e kafshëve dhe shpezëve? Madje, shumëkush i vlerëson selfiet e kafshëve si më të mira se ato të realizuara nga njerëzit. Ato duken aq të dashura, të lezetshme dhe qesharake njëkohësisht. /Ngjyra.com