Lajmet e fundit

Zakonisht kafja është një rutinë e pazëvendësueshme në ditën tonë, dhe kjo është një gjë e mirë pasi, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer ose Parkinson, ka pohuar një studim.
Ndërsa shumë njerëz mbështeten në filxhanin e tyre të mëngjesit për një energji më të madhe, hulumtimi i kryer nga shkencëtarët në Institutin e Trurit të Krembilit në Kanada nxjerr në pah ndikimin e dobishëm që konsumi i kafesë mund të ketë në shëndetin e përgjithshëm, njofton Klan Kosova.