Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini janë parë duke pirë kafe në një nga lokalet e kryeqytetit, njofton Klan Kosova.
Ymeri e Gjini u ndalën në këtë lokal pas pjesëmarrjes në konferencën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike që u mbajt në Prishtinë.
Kjo është ndër herët e rralla që përfaqësues nga Vetëvendosje e AAK në vend mund të shihen bashkë sepse që nga dita e hënë Opozita e Bashkuar i ndau rrugët.
Pikërisht më 18 prill, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën e krijuan koalicionin opozitar pa Vetëvendosjen gjatë një marrëveshjeje të nënshkruar mes liderëve të të dyja partive , Ramush Haradinajt të AAK-së dhe Fatmir Limajt të Nismës, njofton Klan Kosova.
Por përçarja e treshes opozitare nuk nisi këtu, por me anulimin e protestës antiqeveritare cila ishte paraparë të mbahej më 26 mars.