Lajmet e fundit

Është veç kafe.
Por, në një lokal në Ferizaj, pija që po i shoqëron mysafirët ka një domethënie miqësie, për nder të përvjetorit të 22 të bombardimit të forcave të NATO-s kundrejt forcave serbe në Kosovë.
Kjo ndej qejfi, ku po marrin pjesë ushtarakë të forcave të KFOR-it, po mundësohet nga rrjeti i OJQ-ve AVONET, njofton Klan Kosova.
Kenan Gashi nga ky rrjet, thotë se kjo po bëhet, që t'u dëshmohet forcave mike të Kosovës, se vendasit janë mikpritës të mirë për ta.
E në situata supozuese, po pati nevojë Kosova përsëri kundrejt forcave serbe, a do të ndërhynte ushtria amerikane?
Zëvendëskomandanti i Ushtrisë Amerikane për Rajonin e Ferizajt Cassidy Howard, ka përgjigje për Klan Kosova.