Lajmet e fundit

Mustafë Kadriu nga Ministria e Arsimit ka thënë se gjimnazi gjuhësor ''Eqrem Çabej'' në kryeqytet, nuk do të mbyllet por do të ketë një transformim.
Këto deklarime Kadriu i tha në Ora e Fundit në Klan Kosova, pas raportimeve se ky gjimnaz po shuhet i tëri.
Kadriu tutje shtoi se gjimnazi ''Eqrem Çabej'' do të transformohet në një format tjetër nga ai gjuhësor në gjuhësor-shoqëror, por sipas tij, kjo nuk do të pengojë nxënësit të aplikojnë në secilën kategori akademike, transmeton Klan Kosova.
''Si i tillë nuk do të jetë më gjimnaz gjuhësor, por gjuhësor shoqëror që ka të bëjë edhe nga shoqëria edhe landët e gjuhëve''.
''Nuk bëhet fjalë për mbylljen e gjimnazit por për transformimin e formateve nga ai gjuhësor në gjuhësor –shoqëror. Nuk do të mbyllet si gjimnaz por do të funksionojë në formatin shoqëror dhe gjuhësor''.
''Do të ketë nga 8 orë për cdo vjet për gjuhë dhe komunikim, pak më shumë art e po ashtu gjeografi etj''.
''Ka një fond të mjaftueshme të orëve të cilat mbulohen në gjuhë, që të plotësojë kërkesat e shkollës. Këta nxënës të këtij gjimnazi do të mund të aplikojnë në secilën kategori akademike. Korniza e kurrikulës ka përcaktuar saktë. Nuk do të ketë lëndë të reja, do të ketë pak më shumë matematikë''.