Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, buxhetin e ndarë për vitin 2023 e ka vlerësuar si buxhet të gënjeshtrave.
"Ju supermenat e kësaj qeverie keni ardhur në këtë qeveri me shkopin magjik edhe Vjosa edhe Kurti, edhe ti (Muratit) edhe ministrja e jashtme edhe Besnik Bislimi, a po e shihni ku e keni çuar këtë vend dhe mund ta quaj këtë buxhet buxheti i gënjeshtare dhe ruaju ministër se po ju rritet hunda si e pinokios e s'kemi çka tregojmë për këtë buxhet", ka thënë Kadrijaj në seancën e sotme të kuvendit.
Ajo madje tha se ky buxhet nuk është duke e afektuar asnjë kategori shoqërore të vendit, njofton Klankosova.tv
"Nëse asnjë kategori nuk po e afekton ky buxhet, as mjekët as profesorët, as policët as asnjë kategori, për kë e keni bërë atëherë?", ka shtuar ajo.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.