Lajmet e fundit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka mohuar zërat se është përçarë opozita.
Në emisionin Ora 7 në Klan Kosova ajo u shpreh se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe se me nënshkrime i janë bashkuar edhe disa deputetë të LDK-së dhe PDK-së.
“I jemi drejtuar kushtetueses sepse në mes të votimit është ndryshuar forma e votimit nga e hapur në votim të fshehtë”.
“Kemi kërkuar që çështja të adresohet pak me prioritet sepse çdo 48 orë që po mbahen seancat plenare, konsiderojmë se janë seanca antikushtetuese, dëmtohet imazhi i Kosovës dhe i Kuvendit të Kosovës dhe sa më shpejt që të reagojë Gjykata Kushtetuese, është më mirë”, deklaroi Kadrijaj.