Lajmet e fundit

Me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, Parlamenti i Studenteve në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan, ka organizuar një ekspozitë me punime të artit pamor kryesisht me motive kombëtare.
Ekspozitën e shpalli të hapur, rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi.
Ai tha se 28 Nëntori, është një moment ku mund të tregojmë se si po e kryejmë borxhin ndaj këtyre figurave që studentët i kanë paraqitur përmes punimeve të tyre, e të cilët e kanë dhënë jetën për lirinë e vendit tonë.
Njëherësh rektori i UKZ-së ka marrë pjesë edhe në hapje të turnirit në futboll të vogël , organizuar nga Këshillat e Studentëve të Fakulteteve të Universitetit “Kadri Zeka”. Rektori siguroi studentët se Universiteti do të jetë përherë aktiv dhe do ti mbështet organizimet e tilla.
Në turnir kanë marrë pjesë 22 ekipe, dhe e gjithë loja ka kaluar mjaftë mirë dhe në një atmosferë festive, ashtu siç dinë ta bëjnë vetëm studentët, transmeton Klan Kosova.