Lajmet e fundit

Në Universitetin e Gjilanit "Kadri Zeka" në Gjilan, kanë aplikuar rreth 2 mijë maturantë deri në ditën kur edhe është mbyllur konkursi.
Në bazë të statistikave, ne të gjitha fakultetet interesimi është mjaft i madh, por fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimi 09 iu konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë, në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës.
Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan tha se procesi i aplikimit ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik.
"Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshëm, është administruar në mënyrë efikase. Nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik - online", tha Sadriu.