Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur lule sot tek ambasada e Francës, në shenjë të nderimit të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.
“Liria dhe të drejtat e njeriut do të fitojnë edhe këtë betejë me terrorizmin e motivuar nga fanatizmi fetar, ashtu sikurse i fituan edhe betejat me fanatizmat e shekullit të kaluar, fashizmin e komunizmin”, ka thënë Veseli.
Ai në emër të Kuvendit të Kosovës, përmes ambasadores Maryse Daviet, u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.
Kryetari Veseli i ka thënë ambasadores Daviet se “këto sulme barbare kanë lënduar zemrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës pasi Franca është një mik i madh i yni.
“Liria dhe të drejtat e njeriut do të fitojnë edhe këtë betejë me terrorizmin e motivuar nga fanatizmi fetar, ashtu sikurse i fituan edhe betejat me fanatizmat e shekullit të kaluar, fashizmin e komunizmin”, theksoi me këtë rast kryeparlamentari Veseli.
Ambasadorja Daviet, ka falënderuar kryetarin Veseli për ndjenjat e solidaritetit që ai dhe populli i Kosovës po shprehin në këto momente të rënda për popullin francez, transmeton Klan Kosova.