Lajmet e fundit

Kadri Veseli kryetari i Kuvendit të Kosovës ka kujtuar Ditën e Personave të Pagjetur.
Veseli ka thënë se kjo ditë e drejton vëmendjen tek njëra nga plagët më të rënda të luftës që ende vazhdon të ngelet hapur.
“Me këtë rast, të gjithë ne, përveçse kujtojmë me dhimbje e nderim të zhdukurit dhe shprehim solidaritetin për familjarët e tyre, bëjmë thirrje që të zbardhet sa më shpejtë e vërteta e tyre dhe kriminelët të marrin ndëshkimin e merituar ligjor”.