Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë, festën e Pashkëve.
Ai ka thënë se Pashkët simbolizojnë rimëkëmbjen, ringjalljen, ngadhënjimin e të mirës ndaj të keqes, njofton Klan Kosova.
“Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me koronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxis që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë. Le të tregojmë më shumë kujdes për veten, por edhe për të tjerët, sidomos për të moshuarit që janë më të rrezikuarit”.
“E kuptoj mirë që siç e do tradita, këtë ditë doni ta kremtoni bashkë me sa më shumë familjare e miq, por ju lutem bëni kujdes. Më mirë të mbani distancë sociale e të ndjeni mungesën e të afërmve sot që të mund të festojmë më bukur, të gjithë, pa mungesë të askujt”.
“Urime më të mira pra, për secilin prej jush, duke dëshiruar që kjo festë të sjell në familjet tuaja sa më shumë paqe, dashuri, mirësi dhe shëndet”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.