Lajmet e fundit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, me ç’rast shpalosi planet e Fillimit të Ri mbi zhvillimin e shëndetësisë, njofton Klan Kosova.
Veseli tha se nuk e kishte ditur për gjendje e mjekëve në QKUK, dhe nëse e marrin besimin për të qeverisur si koalicion, kjo gjendje sipas tij do të ndryshojë.
Pas QKUK-së, Veseli i vazhdoi aktivitetet e tij në Mitrovicë, ku edhe aty tregoi për planet mbi zhvillimin e këtij qyteti përmes Fillimit të Ri.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi