Lajmet e fundit

Lideri i PDK-së, njëherësh kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, sot do të intervistohet nga prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale.
Veseli, para nisjes, deklaroi për media se historia e luftës së UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës tha se nuk do të ndryshonte asgjë nga veprimtaria e tij si një nga udhëheqësit e UÇK-së.
Ai nuk bëri të ditur se në çfarë cilësie do të intervistohet, njofton Klan Kosova.