Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka shprehur në emrin e tij dhe në emër të Kuvendit u ka shprehur ngushëllime familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve politikë, për ndarjen nga jeta të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, ish zëvendësministrit dhe politikanit Tomë Hajdari.
“Toma ishte shembull i politikanit dhe zyrtarit të urtë, racional dhe bashkëpunues, gjithëherë në funksion të avancimit të proceseve pozitive në vendin tonë. Qoftë i paharruar kujtimi për të” thuhet në një njoftim për media, transmeton Klan Kosova.