Lajmet e fundit

Koha, vendi, apo arsyeja nuk dihen.
Por kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, po thotë se shpesh në heshtje e pa bujë mediatike, e ka vizituar veriun e Kosovës .
Ndërkohë, në katër komunat me shumicë serbe, i pari i Parlamentit, tani planifikon të shkojë dhe zyrtarisht, pasi që tash e sa muaj, ekziston një ftesë, njofton Klan Kosova.
Ndonëse e ftuan në veri, serbët tashmë nuk po vijnë për ti kryer punët e tyre të rregullta në Kuvend e Qeveri, pasi që ngrinë e pjesëmarrjen e tyre në to për shkak ligjit të Trepçës
Por për Veselin, ky bojkot i listës serbe është kalimtar..
Ndërkohë, nënkryetari i Leposaviqit, Mihret Sallkovuq, që i erdhi Veselit mysafir, kërkoi që Prishtina zyrtare të shtrijë dorën sa më shumë në veri
Më poshtë me të gjitha detajet ndiqeni kronikën e gazetarit, Besnik Tahiri.
https://www.youtube.com/watch?v=zhXDn1YioJM&feature=youtu.be