Lajmet e fundit

Edhe të enjten kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, u mor me sport.
Pas vizitës që të mërkurën i bëri stadiumit të Prishtinës “Fadil Vokrri”, erdhi tek ai olimpik i Mitrovicës “Adem Jashari”.
E pos xhiros që bëri nëpër stadium dhe pa nga afër nevojat që ka kjo arenë sportive, Veseli bashkë me dy ministrat e qeverisë Haradinaj, Bedri Hamzën e Financave dhe Kujtim Gashin e Sportit, zhvilloi edhe lojë, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht kësaj, këtu vend zuri edhe politika, dhe çështja më aktuale - faza finale e dialogut Kosovës Serbi.
Veseli ka thënë se ndarje nuk do të ketë. Madje sipas tij kjo as nuk do të jetë temë diskutimi.
Kronikë nga Merita Neziri:
https://www.youtube.com/watch?v=_nE9LZO2yw0&feature=youtu.be