Lajmet e fundit

Në Komunën e Mitrovicës, është shënuar 70 vjetori i hapjes së gjimnazit të qytetit, “Frang Bardhi”. Në manifestimin e organizuar nga Komuna, ka marrë pjesë edhe Kadri Veseli, i cili dikur ishte edhe nxënës i kësaj shkolle.
Gjatë këtij manifestimi, ai ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishëmve në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i mitrovicasve, Agim Bahtiri, duke thënë se është krenar me historinë e gjimnazit, nxënës i të cilit ishte dikur.
“Ne kemi qenë vatër e arsimit dhe e zhvillimit ekonomik e strehë për të gjithë shqiptarët. Edhe në këtë gjimnaz kanë dhënë mësim shumë mësimdhënës nga e gjithë Kosova. Jemi krenarë me historinë e gjimnazit tonë, që ka kaluar shumë sakrifica. Ky gjimnaz është edhe simbol i qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.