Lajmet e fundit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës.
Klan Kosova ka siguruar pamje kur ai nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Veseli ishte lejuar nga Specialja që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.