09.02.2018 · përditësuar para 3095 dite1 min lexim
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Binaku me rastin e vdekjes së gazetarit të njohur sportiv, Agim Binaku.
“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Agim Binakut”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Agimi ishte një ndër zërat më emblematik të gazetarisë sportive në Kosovë”.
“Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve të shumtë që la prapa. Qoftë i paharruar kujtimi për të”.
Agim Binaku ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të shkurtër.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.