Sonte në mesnatë mbyllet fushata e zgjedhjeve parlamentare për partitë politike në Kosovë.
Ndërsa fillon edhe heshtja zgjedhore, kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, duke shfrytëzuar kohën e mbetur, nuk ka lënë pa iu bërë thirrje qytetarëve të vendit për të votuar subjektin me të cilin ai i është rrekur garës për të parin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.
''Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. Ne do të jemi 112 për çdo qytetar. 112 për rininë tonë. 112 për ty dhe shtetin. Votoni të dielën për 112. #PDK112'', përfundon Kadri Veseli dedikimin e tij përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook të cilin e ka shoqëruar me një fotografi.

Partia Demokratike e Kosovës kësaj here garon më 6 tetor me 110 kandidatë për deputetë në listën e saj zgjedhore, njofton Klan Kosova.

Në këtë kohë fushate për ta mbështetur PDK-në dhe Kadri Veselin, erdhi nga SHBA-të, një nga njerëzit e besueshëm të Presidentit amerikan, Donald Trump, Matthew Whitaker si dhe nga Mbretëria e Bashkuar një nga njerëzit më të besueshëm të Kryeministrit britanik Boris Johnson, James Wharton.