Lajmet e fundit

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli përmes Facebookut ka kujtuar luftëtarin Xheladin Gashi i cili ka rënë heroikisht 11 vite më parë.
“11 vite më parë, në ditën e parë të pranverës të vitit 2005, të afërmit e tij, miqtë, ne bashkëluftëtarët e tij, atdheu ynë, humbi njërin nga luftëtarët dhe veprimtarët më të përkushtuar dhe të palodhur, Xheladin Gashin”.
Veseli në këtë postim ka treguar se pse Xheladin Gashi njihej dhe mbante nofkën “Plaku”.
"E quanim “Plaku”, ngase ishte shumë më në moshë se ne, por edhe pse donim që përmes këtij emri të nxirrnim në pah personalitetin e tij, ku bashkoheshin urtësia e përvoja e një njeriu të kalitur gjatë në lëvizjen tonë kombëtare dhe guximi rinor për të mos u ndalur asnjëherë deri në arritjen e qëllimit final : lirinë e Kosovës”.
I pari i Kuvendit është shprehur se te Gashi gjenin "lidhjen e gjeneratave që dhanë gjithçka nga vetja që atdheu të bëhet pjesë e botës së lirë".
“I paharruar do të jetë kujtimi për të, sepse e përjetshme është trashëgimia që na la - dashuria e pakusht për atdheun”.