Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës.
Takimi i thirrur nga i pari i PDK-së do të mbahet ditën e martë, më8 maj, ora 13:00, në në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe; Agjendën e Integrimeve Evropiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës; Reformën Zgjedhore.
Kreu i PDK-së ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave, transmeton Klan Kosova.