Lajmet e fundit
Kushdo që tani e tutje do të hyjë në Kuvendin e Kosovës, do t'i nënshtrohet një kontrolli të rreptë

Këtë vendim që përfshinë edhe vetë drejtuesit e këtij institucioni, të mërkurën e mori vetë Kryesia e legjislativit, vetëm një ditë para se të mbahet séanca plenare në të cilën opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë, sikur të mëparshmet.
Madje, në këto rrethana, nënkryetari i Kuvendit, nga radhët e PDK- lypi edhe masa shtesë për zbatimin e kontrollit,njofton Klan Kosova.
Vendimi, që mbetet të përmirësohet e ta përfshijë në kontroll edhe vetë kryetarin Kadri Veseli, kaloi lehtë por debate të ashpra mes pushtetarëve pasuan kur vetë Veseli i kerkoi Kryesisë që për séancën e një dite më vonë te vendoset përdorimi i rregullores së punës, që parasheh marrjen e masave të sigurisë nëse pengohet puna e legjislativit.
Por ,LDK, i kërkoi Veselit që të vetëvendos e mos të ngarkojë Kryesinë.
Kronikë nga Besnik Tahiri.