Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se bashkë me qytetarët e Ferizajt do ta fitojnë Ferizajn.
“Më 22 tetor, ferizajasit dëshmuan se nuk e kanë harruar punën e shkëlqyer të Agim Aliut kur ai ishte kryetar për 18 muaj”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
“I falënderova të gjithë kandidatët për Kuvendin Komunal dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, kontributi i të cilëve ishte jetik”.
“Më 19 nëntor, bashkë me qytetarët e Ferizajt, me dalje masive në vendvotime, do ta vulosim rikthimin e madh në këtë komunë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.