Lajmet e fundit

Agjencioni Anti Korrupsion ka bërë publik regjistrat e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publikë.
Në mesin e personave që mbajnë pozitë e që kanë deklaruar pasurinë është edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Veseli ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë në vlerë prej 97 mijë euro, si dhe një shtëpi të trashëguar, tokë-mal dhe një lokal afarist, vlera e së cilave nuk është përmendur.