Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se bashkë me partnerin e koalicionit, dhe njëherësh kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK e Nisma, Ramush Haradinaj do të punojnë për të zhvilluar Kosovën ekonomikisht.
“Ne së bashku me bashkëluftëtarin e ditëve të para, një nga njerëzit më të denjë të lirisë, kryeministri Ramush Haradinaj do të punojmë bashkë që Kosova të jetë e zhvilluar ekonomikisht”.
“Me politikat tona ekonomike do t’ua lehtësojmë punën 60 mijë bizneseve në vend. Nëse ato punësojnë vetëm nga një njeri, janë 60 mijë vende pune. Duhet t’i ndihmojmë fermerët tonë”, ka thënë Veseli derisa ka shpalosur programin ekonomik të koalicionit në një takim me veteranët e luftës së UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Veseli këtu ka dhënë edhe një premtim goxha të madh për sektorin e bujqësisë.
“62 % e popullësisë sonë jetojnë nëpër fshatra dhe ne do të orinetohemi nga bujqësia, nga fermat. E ardhmja e Kosovës është në bujqësi. Buxheti për bujqësi do të dyfishohet. Grantet do të rriten, subvencionet do të rriten. Do të ndihmohen edhe nga fatkeqësitë natyrore, që të mos shikojnë vetëm nga qielli”.